• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kujton Bonuçin dhe “ndez” tribunat, Veiga bëhet menjëherë lider te Juventusi

13/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndoshta është grinta e treguar, ndoshta festimet që elektrizuan tifozët bardhezi në ndeshjen kundër PSV-së në Ligën e Kampioneve, apo ndoshta ato topa të gjatë dhe të saktë të dhëna në ndeshjet e fundit.veigaCilado qoftë arsyeja, Renato Veiga, në vetëm tri ndeshje të luajtura, tashmë i ka bërë përshtypje tifozëve të Juventusit. Pavarësisht se është vetëm 21 vjeç, nuk mund të thuhet se portugezi, djali i një artisti, mbërriti në Kontinasa me pak pritshmëri. Para së gjithash sepse ai kushtoi 3.8 milionë (plus bonuse) për vetëm 6 muaj në huazim nga Çelsi dhe, së dyti, sepse roli i tij (ai e përkufizoi veten si një qendërmbrojtës me këmbë të majtë), karakteristikat (aftësia e mirë për të ndërtuar lojën) dhe karriera bënë një paralelizëm me Rikardo Kalafiorin.

Në realitet, megjithatë, më shumë se ish-lojtari i Bolonjës i “formuar” nga Tiago Mota, gjatë ndeshjes kundër PSV-së Renato Veiga kujtoi… Leonardo Bonuçin. Për aftësinë për të nisur pasime të gjata dhe të sakta nga mbrojtja, një variacion i dobishëm taktik në një ndeshje ku kundërshtarët janë shumë agresivë në mes të fushës.

STATISTIKAT- Sipas faqes statistikore Fbref, mbrojtësi portugez tentoi 16 pasime nga distanca kundër holandezëve, duke përfunduar 13 prej tyre dhe duke lejuar Juventusin të fitonte mbi 500 metra hapësirë në fushë në përgjithësi. Është e qartë se 3 ndeshje nuk mund të përfaqësojnë një matës për krahasim me mbi 500 paraqitjet e ish-kapitenit të Juventusit, megjithatë, për të qenë të qartë, sipas të njëjtës faqe statistikore, në këto 270 minuta të para, Veiga ka bërë mesatarisht 6.3 pasime të gjata. Bonuçi, në 12 sezonet e tij te Juventusi, kishte mesatarisht tre pasime të gjata të sakta për ndeshje.

LIDER- Megjithatë, Renato Veiga nuk bëri përshtypje vetëm me teknikën e tij, por edhe me guximin dhe vendosmërinë e tij. Ai e tregoi këtë që në minutën e 6-të, kur pasi kishte fituar një rivënie, ftoi tifozët të rrisin volumin. Ose në minutën e 92-të, kur pas një goditjeje të Til pak hapa larg Di Gregorios, ai festoi me tifozët e Juventusit sikur të kishte shënuar gol. Ndërkohë që ka treguar se duhet të përmirësohet ende në markim, karakteri sigurisht që nuk i mungon. Te një Juventus në kërkim të lidershipit, portugezi ka zyrtarizuar kandidaturën e tij.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.