Ekipi kosovar i xhudos e përfundoi sot garën në Kampionatin Evropian të xhudos për Senior që u mbajt në Zagreb të Kroacisë.
Eliminimi i sotëm i Loriana Kukës në raundin e dytë bëri që ekipi kosovar ta mbarojë këtë Evropian të xhudos me një medalje të artë.
Distria Krasniqi fitoi dje medaljen e artë, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Tani, pas përfundimit të garës në këtë Evropian ka reaguar Driton Kuka, i cili tha se përveç Distrias, garuesit e tjerë nuk ishin në nivelin e duhur.
“Evropiani 2024 për ekipin tonë përfundoj me një medalje të artë! Përderisa Disi dominoi në çdo aspekt garuesit tjerë s’ishin në nivel të duhur! Pse kështu, ka shumë arsye që do i diskutojmë e përmirësojmë”, shkroi Kuka në “Facebook”.
“Laura e Nora s’morën pjesë do jenë në vendin ku ne dojmë medalje në Lojëra Olimpike! Botërori në fund të majit është gara e radhes,do shohim kush do garoj. Por tashmë fokusi është 100% në Paris 2024”, shkroi më tej Kuka.