Friday, 15. May 2026
Sport

Kukësi është në vështirësi të mëdha

GS 25/04/2025 1 Min. Lesezeit

Kukësi është në vështirësi të mëdha, gjë të cilën e tregoi mjaft mirë edhe sezoni i Kategorisë së Parë që sapopërfundoi.

Verilindorët u renditet në vendin e 10-të, teksa tashmë do të luajnë në “play-out”.

Pikërisht këtë të shtunë (nesër), Kukësi do të përballet me Orikun, për një vend në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 16:00.

Duke qenë në vështirësi, klubi i Kukësit ka kërkuar ndihmën e tifozëve për të qenë të pranishëm në Tiranë.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor thotë se ekipit ka nevojë më shumë se kurrë.

Teilen: