Thursday, 17. September 2026
Sport

Kukësi forcon sulmin para Korabit, zyrtarizon afrimin e Aldi Gjumsit

GS 17/09/2026 1 Min. Lesezeit

Kukësi vazhdon të forocojë radhët edhe tani që kampionati ka disa javë që ka filluar. Aldi Gjumsi është lojtari më i ri që i bashkohet skuadrës së trajnerit Bledi Kadiu. Sulmuesi ka fituar eksperiencë me disa skuadra të Superiores dhe do të jetë një alternativë e rëndësishme për repartin e avancuar.

“Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Aldi Gjumsi. Sulmuesi 24-vjeçar ka luajtur në të kaluarën e tij me skuadra si Tirana, Teuta dhe Skënderbeu, teksa vjen në Kukës si një vlerë e shtuar në repartin ofensiv. Klubi i uron mirëseardhje Gjumsit dhe paraqitje sa më pozitive me fanellën blu”, – shkruan klubi kuksian në lidhje me këtë lëvizje të fundit.

Në tri javët e para të kampionatit, Kukësi ka marrë një fitore dhe ka pësuar dy humbje. Ndeshjen e radhës e luan në fushën e vet, ku pret Korabin.

Teilen: