• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kukësi kërkon pikë qetësie në Shijak

07/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barazimi i arritur ndaj Burrelit në transfertë ishte një sinjal i mirë për Kukësin.

Kuksianët, përpos shumë problemeve të këtij sezoni, treguan se janë ende në gjendje që edhe pse me një skuadër të formuar rishtazi, mund të marrin pikë ndaj kujtdo.

Por nuk mund të thuhet se është rikthyer përfundimisht qetësia pas atyre humbjeve të thella në shifrat 5-0 ndaj Lushnjës dhe Besës, që trazuan jo pak ambientin në ekipin verior. Seria e rezultateve negative u ndal, por tani duhen fitore për t’iu larguar zonës së ftohtë të renditjes.

ERZENI – Pas barazimit në Burrel drejtuesit e klubit blu duan që të kenë vazhdimësi në rezultate dhe do të përpiqen që ta bëjnë një gjë të tillë që në ndeshjen e kësaj jave me Erzenin në transfertë. Bëhet fjalë për një kundërshtar, që verilindorët e kanë mundur në fazën e parë dhe që aktualisht qëndron në vend të fundit me vetëm 2 pikë.

Kështu, janë sërish të gjitha mundësitë që Kukësi ta përsërisë atë sukses edhe këtë fundjavë. Janë pikërisht këto ndeshje me kundërshtarë që luftojnë për mbijetesë, ku blutë do të tentojnë të marrin pikët e nevojshme, në mënyrë që deri në hapjen e merkatos të jenë sa më mirë në renditje.

Si gjithnjë, trajneri Emiljano Çela po mundohet ta karikojë grupin e lojtarëve për të shkuar te fitorja e munguar prej shumë javësh, duke shpresuar të ketë një mbrojtje në ditët e veta më të mira dhe pastaj të shfrytëzojë çdo mundësi që do t’i vijë në fazën ofensive. Një trepikësh i mundshëm në Shijak do të bënte që Kukësi të kishte më shumë qetësi në ndeshjet në vijim në kampionat. Objektivi për këtë sezon është që të sigurojnë sa më parë mbijetesën në Kategorinë e Parë.

Next Post

Gjimshiti në formacionin e xhiros në Champions

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.