Kukësi vazhdon të afrojë lojtarë të rinj në skuadër. I fundit është kolumbiani Dayan Matias Mosquera, i cili, sipas njoftimit të klubit verior, luan në rolin e mesfushorit, por bën edhe mbrojtësin dhe sulmuesin e djathtë.
“Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori kolumbian Dayan Matias Mosquera, është zyrtarisht pjesë e klubit tonë. 24-vjeçari, veç rolit si mesfushor, luan edhe si mbrojtës i djathtë dhe sulmues i djathtë. Mosquera është bashkuar me skuadrën në stërvitje dhe është menjëherë gati për të dhënë kontributin e tij. Ai do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë”, – shkruhet në njoftimin e klubi kuksian.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Bledi Kadiu mban vendin e fundit në renditjen e Kategorisë së Parë, por nuk është dorëzuar në luftën e mbijetesës. Ndeshja e radhës për Kukësin është ajo me Korabin.