• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kukureja dhe penalltia e munguar për Gjermaninë: E bëra në brekë

14/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pa shumë fjalë, zemër të hapur dhe sinqeritet të plotë, mbrojtësi i Spanjës, Mark Kukureja ka rrëfyer për “Gazzetta dello Sport” episodin shumë të diskutueshëm në ndeshjen mes Spanjës dhe Gjermanisë në “Euro 2024”. Ndodhi në çerekfinale, konkretisht në minutën e 106-të, kur një gjuajtje nga Musiala kapi në dorën e mbrojtësit spanjoll.

kukureja

Një veprim për të cilin gjermanët kërkuan penallti, por arbitri Antoni Tejlor nuk e konsideroi të tillë. Më pas erdhi goli i Mikel Merinos në minutën e 119-të, goli me të cilin djemtë e Luis de la Fuente arritën në gjysmëfinale. Debati vazhdon edhe sot për atë moment, ku më në fund edhe UEFA e ka pranuar se duhej akorduar 11-metësh për Gjermaninë. “Zoti im, çfarë frike! I laga pantallonat! Vura re arbitrin dhe pashë me siguri: Nuk është penallti.

Ndërsa vetes i thosha: Qetësohu. Por nuk isha i qetë derisa loja rifilloi. Kështu që tani ata vijnë dhe thonë se ishte një penallti, për çfarë? Problemi i vërtetë është se ka një konfuzion”, tha ai në gazetën italiane. Krahas atij veprimi, Kukureja ka kujtuar në intervistë edhe një nga momentet më të këqija të jetës së tij. Ndodhi në Londër, kur grabitësit i mësynë në shtëpi, por që për fatin e mirë të spanjollit dhe familjes së tij gjithçka shkoi pa probleme.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shqipëria kalon në epërsi ndaj Gjeorgjisë, realizon Asllani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.