Ronald Kuman nuk kursehet për të zbuluar strategjinë se si e fitoi këtë ndeshje.
Trajneri i “tulipanëve” thotë se ekipi i tij kërkoi gjithmonë që të ndërtonte aksionet djathtas, pavarësisht se golat erdhën nga e majta.
Në këtë mënyrë ai ka dashur që të prishë ekuilibrat e kundërshtarit dhe ia doli më së miri.
Kuman i thuri elozhe Simonsit, por edhe lojtarëve të tjerë që i bënë gjërat ashtu siç duhet.
“Luajtëm shumë mirë dhe gjetëm hapësirat e duhura sidomos në krahun e djathtë. Të gjithë futbollistët krijuam volum andej. De Vraj, Shouten dhe Dumfris bashkë me Bergvajn krijuan shumë rrezik. Arritëm të tregonim realisht forcën e vërtetë të Holandës. Por nuk duhet të kënaqemi me kaq. Ekipi ka ende shumë për t’u përmirësuar dhe për të vazhduar rrugën në këtë Europian. Jam i kënaqur nga të gjithë lojtarët sepse i bënë detyrat ashtu siç duhet.
Ndoshta u vonuam pak për të shënuar golin e dytë të ndeshjes, por krijuam shumë raste dhe mendoja që nga momenti në moment do ta gjenim. Por nuk pata frikë për asnjë moment sepse skuadra po mbronte shumë mirë dhe kishte besim”, deklaroi trajneri i Holandës.