Wednesday, 15. July 2026
Sport

Kumbulla i pafat, autogoli i tij i dhuron fitoren skuadrës kundërshtare

GS 12/05/2024 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 36-të në Serinë A.

Sasuolo ka humbur në transfertën me Xhenoan, teksa mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ka qenë i pafat.

Në minutën e 63-të ai shënoi një autogol duke i dhuruar fitoren skuadrës kundërshtare.

Ndërkohë Nedim Bajrami u aktivizua në minutën e 68-të të sfidës.

Torino ka fituar 2-1 në transfertën me Veronën.

Teilen: