Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla do të vazhdojë të luajë në kampionatin spanjoll edhe sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave italiane, 26-vjeçari është shumë pranë huazimit te Rayo Vallecano. Kumbulla nuk bën pjesë në planet e Romës, skuadra që zotëron kartonin e tij.
Mbrojtësi shqiptar ka edhe 2 vite kontratë me klubin italian, që ka vendosur ta huazojë sërish në La Liga. Kujtojmë që sezonin e kaluar, Kumbulla ishte pjesë e Majorkës, po në huazim.
Teilen: