Friday, 7. August 2026
Sport

Kumbulla mbetet në Spanjë, i bashkohet Rayo Vallecanos

GS 07/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ylli i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla ka vendosur të qëndrojë në La Liga.

Këtë herë ai i bashkohet Rayo Vallecanos, në formë huazimi nga Roma duke e bërë të tretën skuadër të tijën në kampionatin spanjoll, pas Espanyolit dhe Mallorcas.

Te Rayo Vallecano ai do të jetë shok skuadre me Ivan Balliun, sikurse që ishin bashkë te Kombëtarja Shqiptare.

Kumbulla, sezonin e kaluar bëri 8 paraqitje me Mallorcën por që nuk arriti t’i shpëtonte nga rënia në ligën e dytë të Spanjës.

Teilen: