Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, zhvillo një sezon mjaft të mirë me fanellën e Espanjolit, ku u aktivizua 36 ndeshje dhe shënoi 3 gola.
25-vjeçari iu bashkua spanjollëve, si i huazuar nga skuadra e Romës, teksa marrëveshja e huazimit përfundon në 30 qershor.
Falë edhe kontributit të Kumbullës, klubi i Espanjolit, arriti të siguronte mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, mbrojtësi shqiptar, falenderon klubin e Espanjolit dhe tifozët për mbështetjen dhe dashurinë e vazhdueshme.
“Çfarë sezoni emocionues plot me momente të pabesueshme!
Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë e tyre të vazhdueshme.
Krenar për gjithçka që kam përjetuar me këtë grup”, shkroi Kumbulla.