• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kumbulla rilind në Barcelonë, gati që ta blejnë mbrojtësin e Kombëtares nga Roma

25/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marash Kumbulla po zhvillon një sezon fantastik tek Espanjoli në Spanjë. Mbrojtësi, i cili është në huazim te klubi spanjoll nga Roma, ka bindur me paraqitjet e tij. “Panorama Sport” mëson se në përfundim të kampionatit, drejtuesit e Espanjolit do të ulen në tavolinë me ata të Romës për të biseduar për shifrën e një transferimi të mbrojtësit, që prej disa vitesh është pjesë e Kombëtares.

kumbullaa

Roma është e kompletuar në mbrojtje dhe Kumbulla do të ishte i tepërt për sezonin e ri, kështu që mundësia e madhe është që klubi italian ta shesë përfundimisht tek Espanjoli, për të rikuperuar disa të ardhura. Këta të fundit e shohin Kumbullën si pjesë të projektit edhe për sezonin e ri, megjithatë shifra që do të shtrohet në tavolinë, do të jetë thelbi i diskutimit dhe asaj që do të vendoset.

RRUGËTIMI

Shkëlqeu te Verona, duke marrë besimin e Ivan Juriçit dhe më pas Roma shpenzoi një shumë të konsiderueshme për të. Rrugëtimi i Marash Kumbullës në futbollin profesionist nisi mirë, por ashtu si një pjesë e madhe e lojtarëve, vështirësitë do të vinin mbrapa. Te verdhekuqtë Kumbulla nuk arriti që të ishte në nivelin e duhur dhe për këtë ndikuan shumë faktorë: Ekipi ishte në përgjithësi dobët, ndryshimi i trajnerëve dhe qasja e Zhoze Murinjos që, për hir të së vërtetës, nuk besoi te mbrojtësi.

Ai e kaloi një pjesë të madhe në stol dhe më pas një dëmtim i rëndë në ligamentet e gjurit, e la atë për muaj të tërë jashtë fushave. Pas rikthimit, të gjithë ishin skeptikë për gjendjen e tij dhe pas një huazimi të shkuar keq te Sasuolo, qëndrimi në Romë ishte një utopi. Pas shumë negociatave, Marashi u dërgua në Barcelonë, për t’u bashkuar me Espanjolin ku i ka surprizuar të gjithë. Atij iu besua një fanellë titullari dhe ka luajtur në 30 ndeshje deri tani, nga ku 29 janë nga fillimi. Për më tepër, forma e tij erdhi në rritje, ai jep garanci në prapavijë dhe madje ka shënuar edhe tri gola në La Liga, kundër Majorkës, Seviljes dhe Getafes. Me hapjen e merkatos, do të vendoset e ardhmja e Kumbullës, që me shumë mundësi do të jetë sërish në Spanjë.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kthehen “hijet” e Alegrit, Juventusit i mungon… Italia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.