Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë me dije edhe zyrtarisht se ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit është shtyrë.
Arsye e shtyrjes janë zhvillimet e fundit në Izrael, me konfliktin e nisur atje, shkruan lajmi.net.
“UEFA sot ka njoftuar se ndeshja e Kualifikimeve Evropiane 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e planifikuar për 15 tetor është shtyrë, pasi autoritetet izraelite aktualisht nuk e lejojnë kombëtaren e tyre të udhëtojë jashtë vendit”, njofton FFK.
FFK thotë se UEFA me kohë do të njoftoj për datat e reja në lidhje me ndeshjet të cilat janë shtyrë. /Lajmi.net/