Kunati i Viktor Osimhenit, Osita Okolo ka dhënë një intervistët për “TuttoMercatoWeb.com”, ku ka deklaruar se ylli nigerian i Napolit i ka 500 mijë dollarë borxh.
“U martova me motrën e Osimhenit në vitin 2019 dhe mbaj mend që ishte vetë futbollisti që më kërkoi të filloja të punoja për të, të bëhesha menaxher personal i tij. Transferimi zyrtar nga Lilë te Napoli erdhi më 31 korrik 2020. Nuk isha unë ai që mbylli këtë marrëveshje direkt, por fillimisht ish-agjenti i tij Uilliam D’Avila që punoi për të me DW Sports Management. Z. D’Avila më pagoi një shumë më të madhe se 500,000 dollarë si komision, paratë e të cilave mund të dëshmoj për të ardhurat me zyrtarë dokumentet. Osimhen më kërkoi t’i marr ato lekë hua. Ne jemi një familje, gruaja ime është motra e tij dhe nuk e kuptova pse të mos ia jap, por nuk mi ktheu më kurrë. Unë dua vetëm paratë e mia, komisionin që më është paguar nga D’Avila para se Osimhen të ndërronte agjent”.
Për arrestimin e gruas së tij, Osita Okolo në fund shtoi: “Osimhen tani është shumë i pasur dhe për këtë arsye ka ndikim të madh në policinë lokale. Ai dërgoi policinë në shtëpinë time për të marrë gruan time, e cila është ende në paraburgim. E akuzuan se ka shantazhuar lojtarin, por realiteti është se ajo nuk e ka as numrin e tij të telefonit. Easter dhe Osimhen nuk flasin prej vitesh, ajo i ka thënë vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale të më kthejë paratë.Kam frikë për sigurinë time dhe të familjes, i kërkoj Viktorit vetëm të më kthejë atë që më ka borxh. Diçka që e kam fituar duke punuar dhe shpresoj që pas kësaj interviste të japë një përgjigje publike”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL