Në Angli, të gjithë janë kundër arbitrit Zwayer, i cili është caktuar nga UEFA për të arbitruar gjysmëfinalen Angli-Holandë.
Ata i frikësohen një hakmarrje të arbitrit gjerman ndaj Belingamit, pasi të dy janë konfrontuar në 2011, kur sulmuesi anglez luante në Bundesligë me Borusian e Dortmundit.
Sapo emri i Felix Zwayer u bë i njohur, si arbitri që do të gjykojë gjysmëfinalen e Euro 2024, Angli-Holandë, mediat angleze kanë nënvizuar: ”Por sikur ai të nxjerrë Belingamin me karton të kuq! Atëherë do të jetë shumë keq!”.
Ato kanë kujtuar menjëherë frazën e famshme të Jude Bellingham, kur ai luante me Borusian.
“Çfarë prisni nga një arbitër që rregullonte ndeshjet?” – kishte thënë atëherë anglezi i zemëruar me arbitrin, kur Dortmundit ishte mundur 3-2 nga Bajerni, në Bundesligës në 2021, si pasojë e vendimeve të diskutueshme të arbitrit Zwayer.
Kjo shprehje atëherë i kushtoi lojtarit një gjobë prej 40 mijë eurosh nga federata, madje u hetua edhe nga policia gjermane, por në të njëjtën kohë nxori në pah të kaluarën e Zwayer-it. E shënuar në 2005 nga pezullimi për gjashtë muaj për shkak të pranimit të një pagese prej 300 eurosh për trukim ndeshjesh.
Pavarësisht kësaj, duke ditur marrëdhëniet e tensionuara të futbollistit anglez me arbitrin, UEFA vendosi ta emërojë gjermanin si kryesor në ndeshjen Anglis -Holandë që do të luhet të mërkurën në Dortmund, nga e cila do të përcaktohet finalisti i dytë i Euro 2024.
I gjithë fokusi do të jetë tek qëndrimi që do të mbajë Zvajer ndaj Bellinghamit, ndërkohë që futbollisti anglez po monitorohet me kujdes nga UEFA, pas gjestit të tij të pahijshëm në ndeshjen ndaj Sllovakisë. Gjithsesi zgjedhja e Zwayer-it në këtë ndeshje ka pasur një ndikim në Mbretërinë e Bashkuar, pasi askush nuk e kupton arsyen që ai të arbitrojë të mërkurën duke ditur historinë e tij me yllin anglez.