• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kundërshtari i Kosovës zgjedh trajnerin e ri

06/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mircea Lucescu është rikthyer pas disa dekadave si trajner te Rumania, ka njoftuar Federata e Futbollit e Rumanisë.

Shtatëdhjetë e nëntë vjeçari, i cili do ta zëvendësojë bashkëkombasin e tij, Edward Iordanescu, e kishte drejtuar Rumaninë nga viti 1981 deri në 1986. Ai më pas ka qenë trajner te klube të njohura si Inter Milan, Galatasaray, Shakhtar Donetsk si dhe te Kombëtarja e Turqisë.  

Lucescu ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, duke thënë se objektivi kryesor do të jetë kualifikimi i ekipit për Kupën e Botës 2026.

“Unë jam 100% produkt i futbollit rumun”, ka thënë Lucescu. “Kam besim të madh në këtë gjeneratë lojtarësh. Është një grup lojtarësh që mund të rriten shumë. Performanca që bënë në Euro 2024 në Gjermani u jep të drejtën të besojnë në potencialin e tyre, që mund të arrijnë në Kampionatin Botëror. Vetëm një gjë më bëri të vendos të kthehem në ekipin kombëtar: dashuria ime për futbollin, detyrimi im ndaj futbollit rumun”.

Rumania në kuadër të Nations League gjendet në grup me Kosovën, ku skuadrat do të zhvillojnë dy ndeshje mes vete. Edhe në kualifikimet e fundit për Evropian, Kosova dhe Rumania kanë qenë në të njëjtin grup, ku nga dy përballje njëherë kishte fituar Rumania e njëherë tjetër ndeshja ishte mbyllur baras.   

Next Post

Duhet të ishin në Champions, arrestohen për vjedhje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.