Emocionet e jashtëzakonshme të Ligës së Kampionëve vazhdojnë përsëri sonte.
Dy super sfida na presin me fillim nga ora 21:00, atje ku do të mësohen dy skuadrat e radhës që kalojnë në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Në Angli, Manchester City e pret skuadrën e Real Madrid, me ndeshjen që premton të jetë jashtëzakonisht e ‘zjarrtë’. Takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 3 me 3.
Bazuar tek kuotat e basteve, Manchester City është favorit i madh ndaj Real Madrid, me fitoren e skuadrës angleze që kuotohet me 1.57, kurse ajo e Real Madrid me 5.25.
Një barazim i mundshëm mes dy skuadrave ka vlerën prej 4.33.
/GazetaBlic Sport/