• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kupa e Afrikës/ Plotësohen çerekfinalet, Nigeria favorite për trofeun, Bregu i Fildishtë kërkon fitimin ndaj Malit

01/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të thuhet se plot gojë se kanë hyrë në fazën “më të nxehtë” të këtij kompeticioni. Prej 13 janarit të këtij viti, në Bregun e Fildishtë po organizohet edicioni i 34-t i Kupës së Afrikës, edicion, që deri më tani ka dhuruar goxha spektakël e surpriza të mëdha, siç ishte eleminimi i Ganës e Algjerisë, në fazën e grupeve, apo eleminimi i Marokut e Senegalit, në raundin e 1/16-ve, të turneut.

Tashmë kompeticioni ka hyrë në fazën e tij më “të nxehtë” atë të çerek-finale, me ekipet e mbetura në “garë” që do të bëjnë çmos për të sjellë trofeun në atdheun e tyre, por me 22 lojtarë në fushë dhe topin e rrumbullakët për të gjitha Kombëtaret nuk do të jetë aspak e lehtë, të paktën kështu ka treguar deri më tani ky edicion i këtij turneu.

Kështu, pas triumfeve ndaj Kamerunit e Nambisë, përfaqësueset e Nigerisë e Angolës do të përballen me njëra-tjetrën, në çerekfinalen e parë të këtij kompeticioni. Padyshim në letër, favoritë janë “Shqiponjat” nigeriane, me “bomberin” e Napoli, Victor Osimhen, që kërkon të udhëheq skuadrën e tij drejt një trofeu të madh, ashtu siç bëri edhe me “gjigantët” italianë, në fitimin e trofeut të 3-të kampion në historinë e tyre.

Ashtu si, përballja Nigeri-Angola, më datën 2 shkurt, ose e thënë ndryshe mbrëmjen e së premtes do të zhvillohet edhe një tjetër përballje çerekfinaleje, ajo mes Republikës Demokratike të Kongos e Guineas, me të parët që eleminuan Egjiptin, pa “faraonin”, Mohamed Salah, ndërsa Kombëtarja e “yllit” të Stuttgart, Serhou Guirassy eleminoi skuadrën e Guines Ekuatoriale dhe tashmë “bomberi” i Bundesliga kërkon një tjetër sukses për të avancuar më tej.

Raundi i çerekfinaleve do të mbyllet më datën 3 shkurt, me përballjen e parë që do të jetë ajo mes Kepit të Gjelbër dhe Afrikës së Jugut, përfaqësuese këto, le të themi, të një ranku, mirëpo ndryshe nga Kepi i Gjelbërt, Afrika e Jugut eleminoi një ndër pretendentët kyresorë për fitimin e këtij trofeun, “surprizën” e Botërorit të Katarit, Marokun e duke parë sa lehtësisht i mundën këta të fundit, me rezultatin 0 me 2, afrikano-jugorët shihen padyshim si favoritë.

Për të mbyllur këtë fazë mendojnë organizatorët e këtij eventi, me përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë, që pasi eleminuan “Luanët” senegalezë, të Sadio Mane, tashmë do të kërkojnë mbështetjen e tifozëve të tyre për të kaluar “pengesën” maleze, e vetmja pengesë që i ndan nga faza gjysmëfinale e këtij edicioni, me vendasit, që sëbashku me “Shqiponjat” e Nigerisë konsiderohen tashmë, si të vetmit favoritë në letër, për fitimin e edicionit të 34-t, të Kupës së Afrikës.

Ndërkaq, përsa i përket përcaktimit të çifteve gjysmëfinaliste, fituesi i çiftit Nigeri-Angola do të përballet me fituesin e çiftit Kepi i Gjelbër-Afrikë e Jugut, mbrëmjen e 6 shkurtit, ndërsa fituesit e çifteve RD Kongo-Guinea e Mali-Bregu i Fildishtë do të përballen me njëri-tjetrin, mbrëmjen e 7 shkurtit, për t’i lënë më pas vendin përballjes së vendeve të 3-ta, që do të zhvillohet më 10 shkurt e finales së madhe, që do të zhvillohet mbrëmjen e së dielës së ardhshme, më 11 shkurt. /i.m /abcnews.al

Sfidat e fazës çerekfinale të Kupës së Afrikës:

 

Next Post

Tmerr në Brazil, lojtarit të Korinthians i vdes e dashura duke bërë se ks. Policia ka dyshime: Katër atake kardiake dhe një të çarë në…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.