Friday, 1. May 2026
Sport

Kupa e Afrikës vazhdon me rezultatet e çuditshme. Eliminohet që në grup Gana, rrezikojnë edhe organizatorët e Bregut të Fildishtë

GS 22/01/2024 2 Min. Lesezeit

Edicioni aktual i Kupës së Afrikës po dhuron shumë rezultate surprizë dhe ka bërë që shumë nga ekipet me emër të kontinentit të jenë në prag të eliminimit që në fazën në grupe të turneut.

asdsdasdasadsdadsasda

Në fakt, barazimi i sotëm 2-2 mes Ganës dhe Mozambikut, ka sjellë eliminimin e ganezëve që në fazën në grupe, pasi nuk ia dolën që të shkonin më shumë se në vendin e tretë. Grupin B e dominoi Kepi i Gjelbër me 7 pikë, teksa barazoi sot me Egjiptin 2-2 duke u kualifikuar me këtë të fundit, që ka marrë tre barazime në po aq ndeshje të luajtura.

Lamtumirën turneut rrezikon t’ia japë edhe Bregu i Fildishtë, i cili tashmë është në varësi të rezultateve të grupeve të tjera duke kërkuar biletën mes të tretave më të mira. Organizatorët e aktivitetit u poshtëruan 4-0 nga Guinea Ekuatoriale e cila dominoi grupin në të cilin në vend të dytë doli Nigeria.

Në ditët në vijim do të ketë ndeshjet e treta në grupet e mbetura dhe pranë eliminimit nga turneu janë edhe emra si Kameruni, Algjeria e Tunizia.

PANORMASPORT.AL

Teilen: