Friday, 10. April 2026
Sport

Kupa e Botës e Skive në RTSH/ Ndalesa e radhës në Gurgl, Colturi dhe Shifrin vazhdojnë sfidën në luginën e Ötztal-it

GS 21/11/2025 2 Min. Lesezeit

Ndalesa e tretë e Botërorit të Skive mund të jetë një tjetër duel mes legjendës së këtij sporti Mikaela Shiffrin dhe talentes kuqezi Lara Colturi.

Radio Televizioni Shqiptar sjellë të dielën për publikun shqiptar garën e radhës të këtij Botërori, i cili garës në Levi të Finlandës spostohet në Tirol të Austrisë.

Lugina e Ötztal do të jetë pista ku Colturi dhe Shiffrin do të sfidojnë njëra-tjetrën në dy garat e slalomit. Dy garat e femrave do të mbahen të dielën dhe nisin në orën 10:30 me lëshimin e parë, ndërsa raudi i dytë nis në orën 13:30.

Ndalesa e Gurgl në Botërorin e Skive është e re pasi është bërë pjesë e këtij eventi në 2023-in. Në edicionin e parë ku është garuar vetëm prej meshkujshve skuadra austriake ka dominuar plotësisht konkurencën duke marrë tre vendet e podit. Ndërsa vitin e kaluar u dominua nga Noel (Fra), Jakobsen (Sue) dhe McGrath (Nor). Sa i përket podit të femrave Shiffrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës la pas Lara Colturi-ndhe Rast.

Sa i përket renditjes të përgjithshme pas dy garave të para klasifikimin e kryeson Mikaela Shiffrin me 150 pikë ndërsa në vendin e dytë gjendet Paula Moltzan me 20 pikë më pak. Vendi më i ulët në pod mbahet nga Laura Colturi me 116 pikë.

Teilen: