Thursday, 23. April 2026
Sport

Kupa e Botës në Ski, Lara Colturi ekskluzivisht për RTSH: Krenare për paraqitjen

GS 25/10/2025 1 Min. Lesezeit

Skiatorja shqiptare Lara Colturi, që zuri vendin e 7-të në Botë në etapën e parë të Kupës së Botës në Ski, një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar ka folur për RTSH pas përfundimit të garës.

“Kisha shumë emocione, jam shumë e lumtur për atë që kam bërë sot. Gara e parë shkoi më mirë se sa e dyta, por tani kam shumë punë për të bërë. Kam kohë për tu përmirësuar. Hapja e sezonit në Solden ka emocione të larta, ndërsa është nisja më e mirë që mund të bëja.

Është një lojë e madhe psikologjike, por fatmirësisht kam shumë mbështetës shqiptarë që më përkrahin. Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam pjesë e skuadrës Shqiptare dhe që shoh kaq shumë flamuj kuqezi këtu në Austri. Po punoj shumë për teknikën dhe dua që të bëj sa më mirë në garat e ardhshme”, ka thënë mes të tjerash Lara Colturi pas garës.

RTSH ka ekskluzivitetin e transmetimit të Kampionatit Boteror të Skive në Austri.


Teilen: