Saturday, 4. April 2026
Sport

Kupa e Botës në Ski në RTSH/ 302 pikë në 7 gara, Lara Colturi zë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme

GS 09/12/2025 1 Min. Lesezeit

Fundjava në Tremblant të Kanadasë, ndalesa e 7-të sezonale e Kupës së Botës në Ski për femra, nuk ishte shumë pozitive për skiatoren shqiptare Lara Colturi, që mbylli garën e së shtunës në vendin e 23-të dhe garën e së dielës në vendin e 15-të.

Slalomi gjigant nuk është gara e preferuar e talentit kuqezi, por pavarësisht rezultateve të fundjavës, paraqitja e Lara Colturit në këtë edicion të Kupës së Botës në Ski për femra ka qenë mbresëlënëse.

19-vjeçarja zë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme me 302 pikë (220 në slalom dhe 82 në slalom gjigant), ndërsa kryeson renditjen e “yjeve të së ardhmes”, e shkëputur ndjeshëm nga rivalet.

Vetëm amerikania Mikaela Shiffrin ka arritur të grumbullojë më shumë pikë se skiatorja shqiptare në 7 garat e para (37 janë në total) të sezonit.

Kujtojmë që Kupa e Botës në Ski është një ekskluzivitet i Radio televizionit Shqiptar dhe të gjitha garat e Lara Colturit transmetohen drejtpërdrejt në ekranin e të gjithë shqiptarëve.

Teilen: