• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kupa e Botës në Ski në RTSH/ 4 podiume në pjesën e parë të sezonit, Lara Colturi zë vendin e 7-të në renditjen e përgjithshme

29/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lara Colturi mbylli vitin 2025 me një paraqitje të shkëlqyer në Austri, ku zuri vendin e tretë në garën slalom në Semmering, në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në Ski për femra, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Skiatorja kuqezi ka arritur rezultate shumë të mira në pjesën e parë të sezonit, duke koleksionuar 4 podiume në 15 gara (nga 37 gjithsej) që janë zhvilluar deri më tani në Kupën e Botës në Ski. Lara ka zënë vendin e dytë në Levi të Finlandës dhe Gurgl të Austrisë, si dhe vendin e tretë në Malet Kuper në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Semmering të Austrisë.

Lara Colturi ka grumbulluar 362 pikë deri më tani dhe aktualisht qëndron në vendin e 7-të në renditjen e përgjithshme, që kryesohet nga Mikaela Shifrin me 698 pikë. 19-vjeçarja kryeson renditjen e “yjeve të së ardhmes” e shkëputur nga ndjekëset.

Kupa e Botës në Ski për femra është një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar dhe gara e ardhshme e Lara Colturit do të jetë më 3 dhe 4 janar në Slloveni.

Next Post

Shtohet interesimi për Asllanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.