Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohet dy garat e fundit të Kupës së Botës në Ski për femra, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Nesër në Hafjell (Lillehammer) të Norvegjisë do të zhvillohet gara e fundit slalom e sezonit. Në këtë garë do të marrë pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi që do të niset e 3-ta në lëshimin e parë, që do të nisë në orën 10:30 dhe do të transmetohet në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Lëshimi i dytë do të zhvillohet në orën 13:30.
Lara Colturi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë edicion të Kupës së Botës në Ski për femra dhe aktualisht zë vendin e 14-të në renditjen e përgjithshme me 535 pikë. Ndërsa në disiplinën slalom renditet e 6-ta me 344 pikë të grumbulluara.
Të mërkurën do të zhvillohet slalomi gjigant, gara e fundit e këtij edicioni të Kupës së Botës në Ski për femra.