Tuesday, 20. January 2026
Sport

Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Lara Colturi, e 20-ta në Kronplatz

GS 20/01/2026 1 Min. Lesezeit

Nuk ka shkuar ashtu siç pritej gara e Lara Colturit në slalomin gjigant në Kronplatz të Italisë, etapa e radhës e Kupës së Botës në ski për femra, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Skiatorja shqiptare ka zënë vendin e 20-të në këtë garë, por duhet theksuar se slalomi gjigant nuk është disiplina e saj e preferuar. Gara u fitua nga Julia Scheib, e ndjekur nga Camille Rast dhe Sara Hector.

Gara e radhës e Lara Colturit në Kupën e Botës në ski për femra do të zhvillohet në fundjavë dhe do të transmetohet në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: