Thursday, 23. April 2026
Sport

Kupa e Botës në Ski në RTSH, Lara Colturi e 7-ta në Botë

GS 25/10/2025 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar etapa e parë e Kupës së Botës në Ski, që u transmetua drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH.

Skiatorja shqiptare ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë garë të parë të sezonit, duke zënë vendin e katërt në lëshimin e parë dhe vendin e 7-të në renditjen përfundimtare të Slallomit Gjigant në Solden të Austrisë.

Vitin e kaluar në këtë pistë, Lara Colturi u rendit në vendin e 16-të, ndërsa këtë vit ajo ka bërë një nisje shumë të mirë duke zënë vendin e 7-të. Ndonëse pritshmëritë për një medalje ishin të mëdha në këtë garë, skiatorja shqiptare nuk arriti që të ngjitet në podium në këtë garë të parë të sezonit

Teilen: