Thursday, 23. April 2026
Sport

Kupa e Botës në Ski në RTSH, Lara Colturi kualifikohet për në finalen e Slallomit Gjigant

GS 25/10/2025 2 Min. Lesezeit

Lara Colturi kualifikohet për në finalen e Slallomit Gjigant në Solden të Austrisë. Gjithçka ndodh në etapën e parë të Kupës së Botës, teksa Colturi ka dhënë kohën 1’09”14 në marshin e parë, që erdhi direkt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Ajo që duhet theksuar është se ishin 70 pjesëmarrës në këtë marsh të parë të Slallomit Gjigant, ndërsa 30 të parat shkojnë në finalen e kësaj disipline të skive, që zhvillohet në ora 13:00. Radio Televizioni Shqiptar erdhi me emision të drejtpërdrejtë në fillimin e sezonit të skive, si dhe më pas, nën komentin e Erion Xharos dhe Etrit Xhuglinit, me konkurrimin e skiatoreve.

Ajo që pritet është ngjitja në podium për Lara Colturin, e cila tashmë është e kualifikuar për në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.

Përfundimisht Lara Colturi ishte e katërta në marshin e parë, ndërsa në vendin e parë Julian Sheib me kohën 1’07”80. Gara finale e Lara Colturit do të transmetohet direkt në RTSH 1 dhe RTSH Sport, ndërsa të gjitha etapat e Kupës së Botës, së bashku me Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” janë ekskluzivitet i rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: