Thursday, 22. January 2026
Sport

Kupa e Botës në ski në RTSH/ Në fundjavë zhvillohen dy garat e radhës të Lara Colturit

GS 22/01/2026 1 Min. Lesezeit

Në fundjavë në Çeki në Spindleruv Mlyn do të zhvillohen dy garat e radhës në Kupën e Botës në Ski për femra, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Të shtunën më 24 janar garohet në slalom gjigant, ndërsa të dielën më 25 janar në slalom. Lara Colturi do të marrë pjesë në të dyja këto gara që do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH.

Lëshimi i parë të shtunën do të nisë në orën 10:00, ndërsa lëshimi i dytë në orën 13:00.

Teilen: