Thursday, 2. April 2026
Sport

Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Një gabim i kushton podiumin Lara Colturit në Semmering

GS 27/12/2025 1 Min. Lesezeit

Lara Colturi shkëlqeu në zbritjen e parë në Slalomin gjigant në Semmering, duke zënë vendin e tretë.

Pritshmëritë për një medalje në këtë etapë të Kupës së Botës në Ski për femra ishin të mëdha, por 19-vjeçarja ka gabuar në zbritjen e dytë dhe nuk ka arritur të mbarojë garën, për rrjedhojë nuk ka arritur që të kualifikohet. Ky është eliminimi i dytë radhazi për skiatoren shqiptare në Kupën e Botës në Ski.

Slalomin gjigant në Semmering e ka fituar Julia Scheib, e ndjekur nga Camille Rast dhe Sara Hector.

Lara Colturi do të garojë sërish nesër në Semmering, në disiplinën slalom, gara e fundit e vitit 2025 në Kupën e Botës në Ski për femra, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: