Radio Televizioni Shqiptar do të përcjellë sërish emocionet e Kupës së Botës në Ski. Pas garës në Solden, sot do të vijë përcjellim drejpërdrejt për të gjithë shikuesit, emocionet e etapës së dytë, e cila do të mbahet në Levi të Finlandës.
Lëshimi i parë nis në RTSH Sport HD. Ndërsa Lara Colturi do të jetë e 12-ta në radhë për tu lëshuar.
Mikaela Shiffrin vendos menjëherë kohën për tu mundur në Levi të Finlandës. Skiatoria amerikane ka regjistruar kohën 0:56.08 në lëshimin e parë. Pas pak çastesh në RTSH Sport HD do të keni mundësi që të ndiqni edhe lëshimin e parë të Lara Colturi-t.
Lara Colturi renditet e dyta provizorisht pas lëshimit të parë në Kupën e Botës së Skive në Levi të Finlandës. Skiatoria kuqezi ka përfunduar provën e saj të parë duke dhënë një kohë spektakolare vetëm +1.08 larg kohës së Mikaela Shiffrin.
Botërori i Skive në Levi – Renditja pas lëshimit të parë në slalom
1 .Mikaela Shiffrin 0:56.08
2 .Lara Colturi +1.08
3 .Lena Dürr +1.49
Vijon…


