Tuesday, 10. March 2026
Sport

Kupa e Botës për Klube 2025/ Marciniak arbitron gjysmëfinalen PSG-Real Madrid

GS 07/07/2025 1 Min. Lesezeit

Szymon Marciniak do të jetë arbitri i takimit mes PSG-së dhe Real Madridit. FIFA i ka besuar polakut ndeshjen e 9 korrikut edhe pse ai ishte kryesori i duelit që i mundësoi Realit kalimin në çerekfinale. Marciniak vetëm pak ditë më parë gjykoi ndeshjen mes ekipit spanjoll dhe Juventusit.

Prezenca e 44-vjeçarit në “MetLife Stadium” të Nju Xhersit mendohet se e përjashton atë nga mundësia e arbitrimit të finales së madhe të turneut, i cili për herë të parë në këtë sezon u mbajt me një format të ri.

Teilen: