Saturday, 7. March 2026
Sport

Kupa e Botës për Klube 2025/ Real Madrid–Borussia Dortmund, spanjollët përballë “presë” së preferuar

GS 05/07/2025 1 Min. Lesezeit

Në “MetLife Stadium” të Nju Xhersit Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të ndeshen sot për të luajtur një takim që vlen një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube.

Dy ekipet njihen mjaft mirë me njëra-tjetrën pasi janë ndeshur plot katër herë në fazat me eliminim direkt ku formacioni spanjoll ka gëzuar plot tri herë kualifikimin e turit.

Sa i përket formacionit gjerman të drejtuar nga Kovaç në muajt e fundit gëzon një formë të mirë pasi në dhjetë duelet e fundit ka fituar 9 dhe ka barazuar vetëm një.

Teilen: