Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. CR7 do të qëndrojë te Al Nassr deri në vitin 2027, duke luajtur të paktën deri në moshën 42 vjeç, dhe do ta bëjë këtë me Jorge Jesus në stolin e klubit saudit.
Ish-trajneri i Al Hilal u përzgjodh disa ditë më parë dhe vetë Ronaldo i dha dritën jeshile mbërritjes së tij për të zëvendësuar Stefano Pioli-n. Pas rinovimit, Cristiano Ronaldo foli për Al Nassr TV dhe iu rikthye thashethemeve se do të ishte protagonist në Kupën e Botës për Klube në verë: “Kam marrë disa oferta për të luajtur në Kupën e Botës për Klube, por mendoj se nuk kishte kuptim që unë të shkoja në Amerikë. Preferoj të pushoj mirë, të përgatitem mirë, sepse ky sezon do të jetë shumë i gjatë”.
“Ky do të jetë gjithashtu sezoni i Kupës së Botës, një objektiv i rëndësishëm, dhe dua të arrij në formën time më të mirë fizike”.