Nesër në mbrëmje Bayern-i i Myinuhut do të luajë në transfertë në raudin e parë të Kupës së Gjermanisë ku rivali i parë në rrugëtimin drejt Berlinit është ekipi i Wehen.
Vincent Kompany doli sot përpara gazetarëve për të komentuar duelin me ekipin e divizionit të tretë gjerman dhe kur u pyet për rivalët e radhës nuk mohoi faktin se nuk ishte në diejni të ekzistencës së tyre deri në momentin që shorti i përballi në këtë turne.
“Kur mësova se kush do të ishin rivalët tanë të parë në Kupë si fillum u interesova se ku ishin në aspektin gjeografik. Me aq sa pashë ishin pranë Frankfurtit”, tha 39-vjeçari.
Siç dihet Wehen është ekipi i Wiesbaden, kryeqytetit të shtetit gjerman Hesse. “Ata janë një ekip që luajnë shumë me kundërsulm”, tha trajneri belg, të cilit nuk i lejohen hapa falas në këtë kompeticon ku Bayern nuk shkon në finale që prej 2020-ës.