Shqetësimi në pulpë ka detyruar Manuel Neuer që të mos jetë në fushë të shtunën në mbrëmje në finalen e madhe të Berlinit. Sipas medieve gjermane mungesa e 40-vjeçarit nuk ka të bëjë me shakllën e dëmtimit, por është një masë mbrojtëse karshi tij.
Siç dihet Neuer do të jetë numri një i Gjermanisë në Botërorin e 2026-ës dhe për këtë motiv nuk kërkon të rrezikojë dhe zbresë në fushë të shtunën në finalen e Kupës së Gjermanisë mes Bayern-it dhe VFB Stuttgart. Shtypi gjerman informon se 40-vjeçari do të udhëtojë me ekipin drejt Berlinit. Sa i përket zëvendësuesit mësohet se portën e ekipit bavarez do ta mbrojë talenti Jonas Urbig.
Teilen: