• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kupa e Gjermanisë, tragjedi në shkallët e stadiumit, ndërron jetë një tifoz i Leipzigut

29/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin gjerman mbrëmjen e djeshme, pak minuta para fillimit të ndeshjes së Kupës së Gjermanisë midis Leipzigut dhe Energie Cottbus, skuadër e kategorisë së tretë. Një tifoz i Leipzigut pësoi një arrest kardiak teksa po hynte në stadium dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, humbi jetën pak më vonë në spital.

Lajmi i trishtë u përhap në shkallët e stadiumit gjatë minutave të para të takimit dhe më pas mbërriti edhe te futbollistët në pushimin e ndeshjes. Klubi gjerman konfirmoi ngjarjen me një njoftim zyrtar:

“Fatkeqësisht, një prej tifozëve tanë pësoi një ndalesë kardiake ndërsa po hynte në stadium. Pak më parë kemi marrë lajmin e dhimbshëm se ai ka ndërruar jetë në spital. Për këtë arsye, dhe nga respekti për familjen e tij, do të kufizojmë në minimum mbulimin tonë të drejtpërdrejtë nga Cottbus. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve, sepse në momente të tilla futbolli kalon në plan të dytë. Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.”

Pas fitores 4-1, lojtarët e Leipzigut u drejtuan te sektori i tifozëve për të shprehur ngushëllimet e tyre. Kapiteni David Raum foli me trishtim pas ndeshjes:

“Kemi fituar, por mendimet dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen e tifozit që humbi jetën. Sot, rezultati nuk ka rëndësi.”

Një mbrëmje që duhej të ishte festë për Leipzigun u shndërrua në dhimbje, duke kujtuar se përtej futbollit, jeta mbetet gjithmonë mbi gjithçka.

Next Post

Operohet De Bruyne, pritet të mungojë deri në shkurt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.