Friday, 21. August 2026
Sport

Kupa e Italisë/ Konseisao në vigjilje të ndeshjes me Juven: S’kam emocione jam i ftohur, Milani ekip që kërkon të mësojë

GS 02/01/2025 1 Min. Lesezeit

Serxho Konseisao nesër mbrëma do të uletër për herë të parë në stolin e Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Ndeshja do të jetë speciale pasi përballë do të jetë Juventusi i një tjetër Konseisao.

“Nuk jam i emocionuar, përkundrazi jam me temperaturë pasi jam ftohuar”, tha Serxho Konseisao, i cili do të debutojë në Riad.

I pyetur se çfarë skuadre ka gjetur pasi mori frenat e ekipit pas largimit të Fonsekës, portugezi tha: “Kam gjetur një grup të etur për të mësuar. U kam thënë lojtarëve se ku duhet që të përmirësohemi edhe pse për të përgatitur një ndeshje si kjo me Juventusin nuk e mohoj se më duheshin më shumë ditë”.

Teilen: