Kupa e Mbretit: Atletico Madrid në gjysmëfinale, shkëlqen Lookman
Ademola Lookman, i cili është bashkuar me skuadrën vetëm para pak ditësh, shënoi golin e tij të parë në fitoren e Atletico Madridit ndaj Betis, duke siguruar një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.
Ai shënoi golin e 3-0 në minutën e 37-të, pastaj i dha asist Griezmann për 4-0 në minutën e 63-të.
Ndeshja u hap nga një gol i Hancko në minutën e 12-të, ndërsa shënuan dhe Simeone për ta bërë rezultatin 2-0 (minuta e 30-të) e Thiago Almada për 5-0 në minutën e 83-të.
Atletico Madrid bëhet gjysmëfinalistja e katërt pas Barcelonës, Real Sociedad dhe Athletic Bilbao.
Teilen: