Ndeshjet e fazës së 1/32 të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 16 tetor. Në këtë raund marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të “Abissnet Superiore” në Sezonin 2023-2024 si dhe 12 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2023-2024, 16 ekipet e renditura në tetë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2023-2024, si dhe dy ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30 dhe janë vetëm me një takim. Më poshtë kalendari i ndeshjeve të fazës së 1/32 të Kupës së Shqipërisë.
| Erzeni | Naftëtari | 16.10.2024 13:30  | 
| Valbona | Besëlidhja | 16.10.2024 13:30 | 
| AF Elbasani | Turbina | 16.10.2024 13:30 | 
| Tomori | Iliria | 16.10.2024 13:30 | 
| Flamurtari | Devolli | 16.10.2024 13:30 | 
| Besa | Tërbuni | 16.10.2024 13:30 | 
| Apolonia | Kelcyra | 16.10.2024 13:30 | 
| Burreli | Sopoti | 16.10.2024 13:30 | 
| Kukësi | Albanët | 16.10.2024 13:30 | 
| Pogradeci | AF Luftëtari | 16.10.2024 13:30 | 
| Bylis | Adriatiku 2012 | 16.10.2024 13:30 | 
| Luz i Vogël | Shkumbini | 16.10.2024 13:30 | 
| FK Vora | Gramshi | 16.10.2024 13:30 | 
| Lushnja | Oriku | 16.10.2024 13:30 | 
| Korabi | Veleçiku | 16.10.2024 13:30 | 
| Kastrioti | Butrinti | 16.10.2024 13:30 | 
			

