• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Bërdariç: Me Elbasanin të evitojmë shtesat!

24/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kupa e Shqipërisë rikthehet në mesjavë me takime mjaft interesante pasi 90’ e kthimit do të vendosin edhe çiftet gjysëmfinaliste të kompeticonit, i cili vjen për sportdashësit nëpërmjet Rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar.

Në vigjilje të takimit mes Vllaznisë dhe Elabasanit, trajneri i ekipit shkodran ka ftuar lojtarët që në shfrytëzojnë faktorin fushë dhe të mundin rivalët mundësisht duke evituar shtesat.

“Është një sfidë e madhe nesër, e dimë që është një ndeshje me eliminim, kush fiton kalon raundin. Kemi ndeshjen në shtëpinë tonë, duhet ta luajmë në mënyrë sa më profesionale, objektivi është të fitojmë ndeshjen, do të punojmë fort për këtë. Rasti më i mirë është 90-minutëshi, na presin shumë ndeshje në javët në vijim, por mendojmë për nesër kundër Elbasanit. Ata do të kërkojnë të fitojnë, jemi munduar të tregojmë vlerat dhe armët tona të forta. Me zor po pres dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Bërdariç. Ndeshja e parë mes dy skuadrave nuk dhuroi asnjë gol, ndërsa për nesër gjermani shpreson që ekipi i tij të rrealizojë brenda 90’.

Next Post

Fitorja ndaj Frankfurtit, trajneri i Bajernit: Zhvilluam ndeshje perfekte, gjithçka ishte sipas planit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.