Wednesday, 11. February 2026
Sport

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Dinamo mposht Tiranën

GS 11/02/2026 1 Min. Lesezeit

Dinamo fiton 2-0 ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës dhe hedh një hap të madh drejt gjysmëfinales.

Sfida e transmetuar në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe plot emocione, por gjithçka është zgjidhur në pjesën e dytë.

Lorenco Vila zhbllokon derbin në minutën e 75-të, ndërsa Bregu shënon golin e dytë për Dinamon në kohën shtesë.

Mbyllet 2-0 për Dinamon ky derbi dhe “blutë” e Ilir Dajës hedhin një hap thuajse të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Teilen: