Tuesday, 10. February 2026
Sport

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Egnatia përmbys Teutën në “Niko Dovana”

GS 10/02/2026 1 Min. Lesezeit

Egnatia ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi ka mposhtur në transfertë 2-1 Teutën në ndeshjen e parë çerekfinale.

Sfida e transmetuar në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe plot emocione. Durrsakët kalojnë të parët në avantazh me Arifin, por rrogozhinasit barazojnë shifrat në limitet e pjesës së parë me Adjesa, ndërsa Kryeziu shënon golin e përmbysjes në minutat shtesë të takimit.

Teilen: