Tuesday, 10. March 2026
Sport

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Hidhet nesër shorti i gjysmëfinaleve

GS 09/03/2026 1 Min. Lesezeit

Katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë do të mësojnë nesër emrin e kundërshtarit të kësaj faze të kompeticionit. FSHF ka bërë me dije se të martën, në orën 15:00, do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve.

Dinamo City, mbajtësja në fuqi e trofeut, Egnatia, Vllaznia dhe Elbasani janë 4 skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinale, ku shorti është i lirë. Janë 4 skuadrat që aktualisht mbajnë edhe 4 vendet e para në Abissnet Superiore.

Shorti do të hidhet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Teilen: