Saturday, 4. April 2026
Sport

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Më 8 prill luhen ndeshjet e para gjysmëfinale

GS 04/04/2026 2 Min. Lesezeit

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën vendimtare të saj, teksa më 8 prill do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të këtij turi. Katër skuadrat e mbetura në garë do të përballen për të hedhur hapin e parë drejt finales së madhe të këtij kompeticioni.

Në stadiumin “Air Albania”, Dinamo City pret Vllazninë në një përballje që parashikohet mjaft e luftuar mes dy skuadrave me traditë në futbollin shqiptar. Dinamo City konsideron triumfin në këtë kompeticion si rrugën më të shkurtër për të mbyllur vitin me një trofe dhe sigurimin e pjesëmarrjes në kupat e europës. Ndërsa Vllaznia, e cila kërkon titullin kampion në Abissnet Superiore është në ndjekje të një “double” që do të mbetet në histori.

Në gjysmëfinalen tjetër, Egnatia do të përballet me AF Elbasanin në stadiumin “Arena Egnatia”. Dy skuadrat do të kërkojnë të përfitojnë nga ndeshja e parë për të krijuar avantazh përpara takimit të kthimit.

Të dyja ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 8 prill, duke nisur nga ora 18:00. Përballjet e kthimit do të përcaktojnë dy skuadrat finaliste që do të luftojnë për trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale

Dinamo City–Vllaznia, 8 prill, ora 18:00, “Air Albania”

Egnatia–AF Elbasani, 8 prill, ora 18:00, “Arena Egnatia”

Teilen: