Wednesday, 8. April 2026
Sport

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Nuk ka fitues në Rrogozhinë, kualifikimi vendoset në “Elbasan Arena”

GS 08/04/2026 1 Min. Lesezeit

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida Egnatia-Elbasani, “akti i parë” i gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Se cila skuadër do të shkojë në finalen e madhe do të mësohet në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Elbasan Arena”.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. Vendasit kalojnë shumë shpejt në avantazh me Sotën, por miqtë reagojnë dhe barazojnë shifrat me Ze Gomesh në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat mundohen të gjejnë golin e avantazhit, por pa arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës. Mbyllet pa fitues akti i parë i kësaj përballjeje dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Elbasan.

Teilen: