• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kupa e Shqipërisë për femra, Tirana siguron biletën për në gjysmëfinale

02/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

U luajtën këtë fundjavë ndeshjet e dyta të Kupës së Shqipërisë për femra. Apolonia mposhti Gramshin në sfidën e grupit A me rezultatin 3-0. Fieraket dominuan takimin, duke shënuar tre gola që në pjesën e parë. Gjithçka është ende e hapur në grupin A, teksa Apolonia dhe Gramshi renditen me nga tre pikë ndërsa Partizani në vendin e tretë me 0 pikë. Sfida e fundit e grupit do të luhet mes Apolonisë dhe Partizanit.

Në grupin B, Egnatia mori gjithashtu fitoren e parë në grup duke mundur Kinostudion me shifrat 4-2. Një fitore që i ngjit rrogozhinaset në vendin e parë me 3 pikë, po aq sa Kinostudio. Edhe në këtë grup gjithçka mbetet ende e hapur, teksa ndeshja e fundit do të luhet mes Egnatias dhe Laçit.

Sakaq, në grupin C, Tirana siguroi biletën për në gjysmëfinale pasi fitoi ndaj Teutës me shifrat 4-3. Ndeshja e fundit e grupit do të luhet mes Teutës dhe Lushnjes.

Në gjysmëfinale do të kalojnë tre ekipet e renditura në vendet e para të çdo grupi dhe vendi i dytë më i mirë.

Next Post

Proton Cable Prizreni shënon fitore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.