Kupa e Shqipërisë për vajza / Teuta dhe Apolonia hedhin hapin e parë drejt finales
Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza kanë dhuruar emocione, rivalitet dhe spektakël në ndeshjet e para të zhvilluara të shtunën dhe sot, duke lënë gjithçka të hapur për takimet e kthimit.
Në përballjen mes Teutës dhe Vllaznisë, durrsaket triumfuan me rezultatin 2-1 pas një ndeshjeje të luftuar dhe plot intensitet, ku të dyja skuadrat shfaqën nivel të lartë loje dhe spektakël në fushë. Me këtë rezultat, sfida mbetet e hapur dhe finalistja e parë do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit që do të luhet të shtunën.
Emocionet nuk munguan as sot në gjysmëfinalen tjetër, ku Apolonia arriti të fitojë 2-1 ndaj Gramshit në stadiumin “Elbasan Arena”, në një takim të luftuar deri në minutat e fundit.
Gjithçka mbetet për t’u vendosur në ndeshjen e kthimit, që do të luhet të hënën, ku do të mësohet edhe emri i finalistes së dytë të Kupës së Shqipërisë për vajza.
KUPA E SHQIPËRISË PËR VAJZA/ GJYSMËFINALE I
Teuta 2-1 Vllaznia
Gramshi 1-2 Apolonia