Thursday, 14. May 2026
Sport

Kupa e Shqipërisë U-17/ Teuta përmbys Tiranën dhe fiton trofeun

GS 14/05/2026 1 Min. Lesezeit

euta është fituese e Kupës së Shqipërisë U-17. Skuadra durrsake mposhti Tiranën në finalen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” me rezultatin 4-3.

Një ndeshje e luftuar dhe spektakolare, e cila prodhoi 7 gola dhe përmbysje të rezultatit, duke ofruar emocione deri në vërshëllimën e fundit.

Tirana kaloi e para në avantazh me dy gola të shpejtë të shënuar nga Maci dhe Marinaj, ndërsa Teuta ngushtoi shifrat në fundin e pjesës së parë me Gripshin.

Në pjesën e dytë, Maci realizoi sërish duke e çuar rezultatin në 1-3 për Tiranën. Megjithatë, reagimi i futbollistëve të Teutës U-17 ishte i jashtëzakonshëm, duke përmbysur gjithçka në minutat në vijim.

Për durrsakët shënoi fillimisht Gjuzi, më pas Godime barazoi shifrat, ndërsa sërish Gjuzi gjeti rrugën e rrjetës për të kompletuar përmbysjen dhe për t’i dhënë Teutës fitoren 4-3.

Në përfundim të takimit u zhvillua ceremonia e organizuar nga FSHF, ku trofeu dhe medaljet iu dorëzuan skuadrës fituese nga legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari.

Teilen: