Monday, 24. August 2026
Sport

“Kupa Franc Bekenbauer”, Gjermania nderon legjendën duke i ndryshuar emrin Superkupës

GS 11/12/2024 1 Min. Lesezeit

Federata Gjermane e Futbollit dhe Liga Gjermane e Futbollit kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur që të ndryshojnë emrin e Superkupës së Gjermane, e cila që tani e tutje do të jetë “Kupa Franc Bekenbauer”.

Lajmin e bënë me dije mediet gjermane, të cilat kanë njoftuar se nga finalizimi i marrëveshjes mungon shumë pak, vetëm disa detaje.

Edicioni i parë i trofeut me emrin e ri do të mbahet më 16 gusht të 2025-ës.

Teilen: